Kosova e kishte Ditën e saj në Antalya, pasi në prani të shumë vizitorëve, në një aktivitet gjigand siç është Expo 2016, bëri prezentimin e veçorive agro-bujqësore, si dhe turistike.
Kosova e Turqia përvec se kanë një miqësi të hershme, po vazhdojnë të këmbejnë ide të ndryshme për zhvillim dhe tërheqje të investimeve, u tha nga zyrtarët e këtyre dy shteteve.Delegacioni kosovarë i prirë nga zëvëndësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu, si dhe kryetari i Odës Ekonomike Turko-Kosovare Arben Fetahu, u pritën nga komisioneri i përgjithshëm i Expo Antalia Erdogan Kok.Zëvëndësministri Januzi tha se ka qenë një fat që edhe Kosova të ketë pavionin e posaçëm për informimin e të gjithë vizitorëve për bukuritë natyrore dhe bujqësinë që ka Kosova.Januzi tha se prania e Kosova në EXPO, krijon lidhje të reja me Turqinë, edhe pse ka pasur lidhje të hershme vëllazërore. Ai beson se ky prezantim do të ndikojë edhe në bashkëpunimin me shtetet tjera pjesëmarrëse. Sipas tij, pjesëmarrja e Kosovës ka qenë e një rëndësie jashtëzakonisht të madhe, meqë Expo Antalya 20016, e kanë vizituar mbi 1 milion njerëz.Zëvëndësministri, Januzi në emer të Qeverisë së Kosovës i ka falënderuar organizatorët e EXPO 2016 Antalya, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për prezencë në këtë ngajrje ndërkombëtare.
Në anën tjetër, komisioneri gjeneral i EXPO 2016 Antalya, Erdogan Kok, tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë eveniment ndërkombëtar, është një prej aktiviteteve më të rëndësishme për promovimin e resurseve të saj. Ai tha se qëllimi ishte që të krijohet një familje e madhe ndërkomebatre për promovim.Kok më tutje tha se Kosova, sot ka një rol të rëndësishëm në hapësirën politike në Ballkan, dhe se Turqia e Kosova janë partner të rëndësishëm të stabilitet në Ballkan.
Prandaj, ai u shpreh i lumtur për shënimin e Ditës Kombëtare të Kosovës në Antalja.Aktivitetin e shënimit të Ditës Kombëtare të Kosovës në Expo 2016 në Antalya e ka mbështetur edhe Oda Ekonomike Turko Kosovare.
Në kuadër të kësaj Dite, përvec takimeve zyrtare e fjalimeve, u mbajtën edhe aktivitete tjera, ku në prani të shumë viztorëve u prezantua një program kulturoro artistik me muzikë e valle shqiptare, si dhe në fund u shfaq filimi Shok.Ndryshe, EXPO mbyllet më 30 tetor, ndërsa është hapur prej muajt prill të këtij viti në prezencë edhe të kryetarit Rexhep Tejip Erdogan.