U shfaq dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Dr. Rifat Blakut

U shfaq dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Dr. Rifat Blakut

Sot, në ambientet e Kino Armatës, u shfaq premiera e filmit dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Dr. Rifat Blakut, realizuar nga gazetari dhe dokumentaristi i njohur Nuhi Bytyçi.
Ngjarja u hap me një fjalë përkujtimi dhe nderimi nga bashkëpunëtori i tij i afërt, z. Bajram Kosumi, i cili vlerësoi lart figurën e prof. Blakut si një intelektual, atdhetar dhe kontribuues të çmuar.
Në vijim, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë që ka trashëgimia intelektuale e prof. Blakut për vendjn dhe brezat e rinj.
Fjalë përshëndetëse dha edhe vetë autori i dokumentarit, z. Nuhi Bytyçi, i njohur për kontributin e tij të gjatë në gazetari dhe realizimin e shumë dokumentarëve me vlerë historike dhe shoqërore. Ai ndau me publikun momente nga puna në këtë projekt, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe familjen Blaku.
Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes ishte fjala e mbajtur nga vajza e profesorit, znj. Albulena Blaku, e cila mes emocioneve falënderoi të gjithë të pranishmit për nderimin e treguar ndaj jetës dhe kontributit të babait të saj.
Prezantimi i këtij aktiviteti kulturor u udhëhoq me profesionalizëm nga zonja e nderuar Besa Çeku.
Dokumentari u prit me interes të veçantë nga të pranishmit, të cilët e ndoqën me vëmendje, duke reflektuar mbi jetën, veprën dhe trashëgiminë e një figure të shquar si Prof. Dr. Rifat Blaku.

Kontrolloni gjithashtu

Hajrush Kurtaj: Përkujtohet dëshmori i kombit Razim Hasaj

Ata që e deshtën vendin, u rreshtuan në kryengritjen tonë për Liri, në reshtë me …