leoni

U shpërnda farë misri për afro 500 fermerë ferizajas

Gjatë ditës së sotme, Drejtoria e Bujqësisë ka bërë shpërndarjen e farës së misrit për afro 500 fermerë të komunës së Ferizajt. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj Burim Bajrami, u shpreh se planifikimi për shpërndarjen e farës së misrit është bërë qysh nga viti i kaluar dhe ka qenë e pamundur që të përfshihen të gjithë fermerët ferizajas. “Kanë qenë 20 mijë euro të ndara për kulturën e misrit që nga viti i kaluar, ndërsa sot ne po bëjmë shpërndarjen e farës së misrit. Planifikimi i vitit të kaluar ka qenë që të investohet në 400 hektarë tokë me misër, edhe pse kërkesat kanë qenë të jashtëzakonshme, ndërsa ne kemi bërë të mundur që me këtë të investohet në rreth 1 mijë hektarë tokë. Unë i kuptoj bujqit për këtë sasi të vogël, por konsideroj së viteve të ardhshme do të jemi më serioz dhe në bazë të sipërfaqeve të kërkuara ne do të bëjmë planifikimin për fermerët ferizajas”, është shprehur drejtori Bajrami. E nga ana tjetër fermerët ferizajas, janë shprehur tejet mirënjohës ndaj Komunës së Ferizajt dhe Drejtorisë së Bujqësisë, që po bënë shpërndarjen e farës së misrit për ta, sepse sipas tyre, kjo është një ndihmesë mjaft e madhe për ta. U bë e ditur se Drejtoria e Bujqësisë ditëve në vijim do të bëj shpërndarjen edhe të fidanëve të arrës, por edhe të serrave familjare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …