leoni

U varros Erol Olxhak, bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

U varros Erol Olxhak, bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Me nderime të larta është varrosur shqiptari me origjinë nga Kumanova, Eroll Olxhak, njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryetarit të Turqisë, Erdogan. Ai ishte ndër viktimat e para  pas sulmeve të një grupit ushtarak të Turqisë në përpjekje për grushtet.  53-vjeçari,  Erol Olxhak, me origjinë nga Çerkezi i Kumanovës, i cili së bashku me djalin e tij 16-vjeçar, ka humbur jetën në përleshjet në urën e Bosforit.. Erdogan nuk ka mundur ti mbajë lotët teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, mikut të tij të shtrenjtë. “Të nderuar miq jemi mbledhur në xhaminë e Fatihit për t’ i dhënë lamtumirën e fundit mikut tonë. Erolli ishte shoku im i jetës. Ishte një njeri i madh. Ai ishte një person i dashur. Ishte margaritar. Ishalla varri tij bëhet një prej vendeve të parajsës”, ka thënë Erdogan, i cili nuk ka mundur të përmbahet prej emocioneve dhe filloi të qajë. Kjo bëri  që kryetari të kërkoj falje që nuk po mund të mbaj fjalimin. Edhe ish presidenti turk, Abdullah Gul ka folur rreth për shqiptarin, Olxhak të cilin e ka vlerësuar si dëshmor të demokracisë dhe një person të çmuar për aq kohë sa ka punuar me të.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …