Bislimi Qazim Bajrami, ishte i përndjekur politik, i dënuar me burg të rëndë si anëtar i Komitetit të Deçanit në vitin 1981. Ishte njëri atdhedashës dhe i përkushtuar, gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, në masakrat e Izbicës ia vrasin babain e tij Qazimin, po në këtë luftë bie dëshmor edhe i vëllai i tij Zaim Bajrami së bashku me Ajet Beqirin. Bislimi vdiq pas një sëmundje të rëndë, varrimi i të ndjerit u bë dje në varrezat e fshatit Izbicë në prani të qindra atdhedashësve, lavdi jetës dhe veprës së Bislimi Bajramit, njeriut që atdheut i fali shumë nja jeta e tij.
Lamtumirë miku im i dashur
I përjetshëm kujtimi për ty
Mehmet Bislimi.