U vazhdohet mandati edhe për dy vite 17 prokurorëve të EULEX-it në Kosovë

U vazhdohet mandati edhe për dy vite 17 prokurorëve të EULEX-it në Kosovë

Në takimin e radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit, Blerim Isufaj, kryesuesi i Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së Prokurorëve ka prezantuar raportin e vlerësimit të përformancës së 11 prokurorëve, ku pas diskutimeve të zhvilluara, anëtarët e KPK-së e kanë aprovuar raportin e Komisionit.  Anëtarët e KPK-së e kanë miratuar Rregulloren për Procedurën Disiplinore për Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Miratimit të kësaj rregulloreje i ka paraprirë prezantimi i saj nga Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative. Anëtarët e Këshillit kanë marrë vendim të aprovojnë kërkesën për vazhdimin e mandatit edhe për dy vite për 17 prokurorë të EULEX-it, të cilët janë të angazhuar në kuadër të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, të cilët në procedurë të mëtutjeshme duhet të dekretohen nga kryetari  i Republikës së Kosovës. Po ashtu, Këshilli mori vendim për miratimin e kërkesës për emërimin e një prokurore të EULEX-it, e cila në procedurë të mëtutjeshme do të dërgohet për dekretim të Presidenti i Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …