U vendos gurthemeli i memorialit përkujtimor në fshatin Isniq, në kujtim të shpëtimit të rreth 100 mijë të strehuarve në këtë fshat në shtator të vitit 1998. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili falënderoj Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për financimin e këtij memoriali dhe drejtorin e kësaj agjencie, Bislim Zogaj për pjesëmarrje në këtë event. Memorial ky që do të jetë dëshmi e zemërgjerësisë, bujarisë e fisnikërisë së shqiptarëve ndër breza! Monumentet e tilla e shtojnë vlerën e qytetit të Deçanit!