U vendos gurthemeli i sallës sportive në Studençan

Në fshatin Studençan të komunës së Suharekës është vendosur gurthemeli i sallës sportive. Prezent në vënien e themelit, kanë qenë shumë banorë të fshatit Studençan, po ashtu edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj së bashku me vartësit e tij. Kryetari Muharremaj në një fjalim rasti i ka ftuar që hedhjen e betonit në themel t’a vendosin vetë qytetarët e këtij fshati. Ai u shpreh se: “sot po fillojmë ta ndërtojmë sallën e sportit për të rinjt e fshatit tuaj, për nxënësit tuaj dhe për çdo aktivitet që do të ketë në Studençan, andaj e gëzofshi të gjithë së bashku. Do të vazhdojmë me projekte të tjera të mira për qytetarët e Komunës së Suharekës”. Banorët e fshatit Studençan, janë shprehur se janë shumë të kënaqur me këtë investim nga Komuna e Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …