leoni

U vu gurëthemeli i Qendrës për magazinimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore  

Po përmbushet edhe një premtim publik i kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ngase sot nisi realizimi edhe i një projekti shumë të rëndësishëm për bujqit rahovecian, ndërtimi i Qendrës për Magazinimin dhe Ruajtjen e Prodhimeve Bujqësore (DEPOSË BUJQËSORE), me kushte e standarde bashkëkohore e që do të ketë 7 njësi (7 dhoma ftohëse) ku 3 prej tyre do të jenë edhe për ngrirje të thellë dhe energjia për to do të sigurohet edhe nga panelet diellore. Padyshim se kjo do t’u shërbejë bujqve që t’i ruajnë të freskëta prodhimet e tyre për një periudhë të caktuar. Projekti do të kushtojë 424,397.00€.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …