Sot, pas nënshkrimit të kontratës dhe pas të gjitha përgatitjeve që u bënë, në prani të nxënësve, mësimdhënësve, drejtorit të arsimit dhe shumë qytetarëve të fshatit Xërxë të komunë së Rahovecit, nisi së zbatuari një projekt shumë i nevojshëm, ndërtimi i objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Hamëz Thaçi”. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latfi i cili tha se, vënia e gurthemelit, që simbolizon nisjen e punimeve është rezultat i angazhimit dhe përkushtimit tonë për të realizuar investime, që janë në funksion të ofrimit të kushteve dhe standardeve sa më bashkëkohore për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore. Objekti i ri i shkollës, përveç se do të ketë lidhje fizike me objektin ekzistues, do të ketë edhe kabinete, bibliotekë dhe sallën moderne të edukatës fizike. Me ndërtimin e objektit të ri, do të krijohen të gjitha mundësitë që nxënësit e kësaj shkolle të mbajnë mësim të gjithë në një ndërrim të vetëm. Urime të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë qytetarëve të Xërxës kathënë kryetari Latifi me këtë rast!