U zbulua lapidarit i luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Nexhmi Shala – komandant Mali

U zbulua lapidari i luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Nexhmi Shala – komandant Mali

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sot kanë marrë pjesë në zbulimin e lapidarit të luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nexhmi Shala – komandant Mali, në një vjetorin e  ndarjes nga jeta. Në këtë përvjetor që sot u organizua në fshatin Kleçkë në kujdesin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Malishevë, dhe në prani të shumë bashkëluftëtarëve të komandant Malit, nga një fjalë rasti mbajtën kryetari Limaj dhe kreu i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Kryetari Limaj tha se, komandant Mali,  Nexhmi Shala ishte shembulli i personalitetit të kohës dhe veprimit. Kryetari  i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se të gjithë në duhet të jemi krenar me luftëtarin Nexhmi Shala, sepse ai ishte një luftëtar i mirë, punëtor i denjë që dha shembullin e sakrificës për lirinë e vendit tonë, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …