U zbulua pllaka përkujtimore kushtuar veteranit të UÇK-së, Ali Mustafa

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga familjarët, bashkëpunëtorët dhe qytetarë të tjerë, në parkun e ndërtuar nga komuna, në fshatin Gur i Kuq, zbuluan pllakën përkujtimore kushtuar Ali Mustafës, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i zhdukur më 2 maj 1999, në moshën 27 vjeçare, nga forcat paramilitare serbe, emrin e të cilit tash e tutje do ta bart ky park.

Po sot, pas përurimit të terrenit sportiv u përkujtuan 16 martirët e fshatit dhe u shënua dita e shkollës “31 Marsi” në Gurin e Kuq.

.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit në Panairin e XXI-të të Turizmit dhe Sportit

Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim si dhe Zyra e Turizmit Visit Deçani morën pjesë në …