U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Sadovinë e Jerlive dhe Sadovinë e Muhaxherëve

Fshatrat Sadovinë e Jerlive dhe Sadovinë e Muhaxhervëve të Komunës së Vitisë kanë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave. Në fshatin Sadovinë e Jerlive, kryetar i këshillit të fshatit është rizgjedhur, Sefedin Fetahu dhe janë përzgjedhur edhe 9 anëtarë të këshillit. Gjithsejtë në këtë takim kanë marrë pjesë 56 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit. Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur po të njëjtën ditë edhe në fshatin Sadovinë e Muhaxherëve, ndërsa morën pjesë 79 pjesëmarrës me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Sadovinë e Muhaxherëve, u zgjodh, Ermal Ismajli ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 9 anëtar. Të marten në mbrëmje zgjedhjet për kryetar dhe këshilla të ri do të mbahen në Debelldeh prej orës 18:00 dhe në fshtain Goden prej orës 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu mirëpriti në takim klubet sportive të volejbollit dhe ping-pongut

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini …