U zhvillua ushtrimi për raste emergjente me nxënësit e shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit” të Smirës

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës (DSHPE), në vazhdën e ushtrimeve dhe ligjëratave nëpër shkollat e kësaj komune, ka zhvilluar sot një inskenim të një tërmeti dhe evakuimin e nxënësve dhe personelit të shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit” të Smirës. Me këtë rast kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera nga AME-ja, QKMF, policia e Kosovës, Njësia e Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq etj. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte ngritja e shkathtësive si dhe vetëdijesimi në fushën e kërkim shpëtimit, evakuimi dhe menaxhimi i situatave aksidentale deri në nivelin e shkallës së mesme të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe subjekteve të tjera. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari I komunës, Sokol Haliti, i cili foli për rëndësinë e përgatitjes në situata të tilla. “ Të gjithë duhet të jenë të përgatitur në raste emergjente por uroj që rastet të tilla të mos ndodhin asnjëherë. Ju përgëzoj për këtë ushtrim të shkëlqyeshëm, për këtë angazhim tuajin në reagime të shpejta në raste emergjente” u shpreh kryetari Haliti. Mes tjerash ai bëri të ditur se së shpejti, Njësia e Zjarrfikësve do të pajiset me automjete të reja për intervenim, gjë që do të lehtësoj punën e kësaj njësie. Ushtrimin e vlerësuan lartë edhe drejtori I Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Basri Aliu, Naser Haziri, nga sektori i Emergjencave në DSHPE, Hetem Jakupi, komandanti i Zjarrfikësve në Viti dhe përfaqësuesi I AME-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Shoqatën “Çamëria”

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu të mërkurën është pritur në takim nga …