Uang Uenbin: Çështja e Tajvanit është thjesht çështje e brendshme e Kinës dhe thelbi i interesave kryesore të saj

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Uang Uenbin,  u shpreh se çështja e Tajvanit është thjesht çështje e brendshme e Kinës dhe thelbi i interesave thelbësore të saj. Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është punë e vetë popullit kinez dhe askush tjetër nuk duhet ta komentojë atë. Në një intervistë së fundmi, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-Youl pretendoi në mënyrë të rreme se “çështja e Tajvanit është një çështje globale” dhe madje e krahasoi këtë çështje me atë të Gadishullit Korean. Kjo është një shkelje serioze e parimit të “një Kine” dhe gjithashtu devijon nga qëndrimi konsistent i qeverisë së Koresë së Jugut gjatë 30 viteve të fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Koresë së Jugut. Çështja e Tajvanit është thjesht çështje e brendshme e Kinës. Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë dy vende sovrane. Natyra e ështjes Kore Veriore dhe Kore e Jugut është krejtësisht e ndryshme nga ajo e çështjes së Tajvanit dhe nuk janë të krahasueshme për sa i përket jurisprudencës. Analistët ndërkombëtarë besojnë se Yoon Seok-Youl, pavarësisht nga dëmi i madh që i ka shkaktuar ekonomisë koreane nga proteksionizmi tregtar amerikan, po përpiqet të kënaqë ShBA-në për çështjen e Tajvanit dhe të mbështesë forcat e pavarësisë së Tajvanit. Një lëvizje e tillë që dëmton interesat thelbësore të Kinës do të ketë pasoja të rënda politike ( Radio e Jashtme e Kinës).

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …