Si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni e kanë shpërblyer
Serbinë me favore politike në emër të gjoja normalizimit të marrëdhënieve me
Kosovën. Pavarësisht se asnjëra prej marrëveshjeve të Brukselit nuk zbatohet
nga Serbia, pavarësisht faktit se rrugët në veri të Kosovës bllokohen në çdo
moment nga bandat serbe, Uashingtoni ka vendosur t’i heq Beogradit të gjitha
kufizimet. Në emër të relaksimit të marrëdhënieve, Serbisë i është hequr ndalimi
i fluturimeve në gjerësi prej 25 kilometrash pranë kufirit me Kosovën. Ky
zhvillim vjen në një kohë kur Serbia ka shtuar në maksimum praninë e saj në
Kosovë. Përveç kësaj, ushtria serbe po furnizohet vazhdimisht me armatime nga
Rusia, ku vlen të përmendet marrëveshja e arritur në Moskë për pajisjen e
Serbisë me 20 aeroplanë luftarakë dhe helikopterë sulmues. Krejt kjo e gjen
Kosovën më të dobët se kurrë, ku Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbetur me
funksione të pamjaftueshme mbrojtëse, me kufizime nga Pakoja e Ahtisaarit si
dhe e privuar nga mundësia për të poseduar armatim të rëndë.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …