Uashingtoni zyrtar kërkon që Kosova e Serbia t’i kthehen përpjekjeve të tyre për të krijuar një ambient për dialog mes palëve

Uashingtoni zyrtar kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve të tyre për të krijuar një ambient për dialog mes palëve. Gjithashtu, kërkon në mënyrë të prerë implementimin e marrëveshjeve të procesit të dialogut duke thënë se duhet të ndodhë plotësisht dhe pa vonesa.  Amerika javëve të fundit është duke insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që sipas tyre do të adresonte të drejtat kolektive të këtij komuniteti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur shtendosjen  e veriut të Kosovës nga barrikadat dhe rikthimin në funksion të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Amerikanët tashmë presin që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve për të nxitur krijimin e një mjedisi të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …