Udhëheqës të shumtë botërorë kanë uruar kryetari e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Udhëheqës të shumtë botërorë kanë uruar kryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Udhëheqës të shumtë botërorë kanë uruar kryetari e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ata kanë shprehur dëshirën për të punuar me administratën e tij, ndërsa disa liderë perëndimorë kanë bërë thirrje për vazhdim të bashkëpunimit në çështjet e sigurisë. Kryeministrja britanike, Theresa May beson se Trump “e njeh rëndësinë e NATO-s”, pavarësisht kritikave për aleancën ushtarake perëndimore. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, uroi Trumpin dhe tha se “fuqia e NATO-s është sa e mirë për Shtetet e Bashkuara, aq edhe për Evropën”. Kryeministri rus, Dmitri Medvedev, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shprehën optimizëm për marrëdhëniet me administratën Trump, duke thënë se Rusia është e gatshme të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin. Papa Françesku tha se Trump duhet t’i shfrytëzojë vlerat etike si udhëzuese.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …