Organizata palestineze Hamas dhe mediet shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh 62-vjeçar, është vrarë në kryeqytetin iranian Teheran. Hamasi pretendoi se Haniyeh u vra në një “bastisje” izraelite në rezidencën e tij, ndërsa ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte. Vrasja e tij i jep një goditje të rëndës Hamasit në një kohë kur tensionet po shpërthejnë në të gjithë Lindjen e Mesme për luftën shkatërruese në Gaza dhe ngre pyetje për të ardhmen e negociatave midis Izraelit dhe Hamasit. Haniyeh kishte shkuar në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të vendit, Masud Pezeshkian. Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për vdekjen, por Izraeli ishte zotuar të vriste Haniyeh dhe udhëheqës të tjerë të Hamasit pasi grupi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 250 të tjerë. Afër 40 mijë palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 90 mijë e 900 të plagosur që nga fillimi i luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …