Autoritetet e larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçit. Ata, nuk i kanë harruar mëritë që kanë pasur me Adem Demaçin, i cili vazhdimisht ka kritikuar Ibrahim Rugovën. Në varrimin e Adem Demaçit nuk kanë marrë pjesë udhëheqësit aktual të LDK-së. Edhe në seancën komemorative të Kuvendit, një pjesë e deputetëve të LDK-së nuk kishin marrë pjesë, në mesin e të cilëve, Armend Zemaj e Naser Rugova.
