Udhëheqësit e NATO-s, po bisedojnë në një samit dyditësh në Londër, në 70-vjetorin e themelimit të aleancës

Udhëheqësit e NATO-s, po bisedojnë në një samit dyditësh në Londër, në 70-vjetorin e themelimit të aleancës

Samiti i NATO-së i cili po mbahet, në Londër,  po mbetet nën hijen e debateve të ashpra për shpenzimet në mbrojtje, politikat në Siri e të tjera. Përkundër tensioneve, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO-ja është “aleanca më e suksesshme në histori”. “Për mua është e rëndësishme që takohemi dhe sigurohemi që NATO-ja vazhdon të ndryshojë, sepse sukses i NATO-s është që ne kemi qenë në gjendje të ndryshojmë kur bota ndryshon”, tha Stoltenberg për rrjetin televiziv CNN, para nisjes së samitit. Donald Trump, i cili vazhdimisht u ka kërkuar vendeve të tjera anëtare të NATO-s që t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje, e mbrojti rolin e aleancës, duke thënë se ajo i shërben “një qëllimi të shkëlqyeshëm”. Javë më parë, kryetari i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se NATO-s “i ka vdekur truri”. Në një paraqitje përpara mediave në Londër, së bashku me Stoltenbergun, Trump tha se përshkrimi i Macronit për NATO-n është “shumë fyes” dhe “një deklaratë shumë e keqe për 28 vendet”. Ndërsa kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ishte thënë  se lideri francez duhet ta kontrollojë “vdekjen e trurit të tij” dhe e ka akuzuar atë për “njohuri të cekët” lidhur me  terrorizmin. Sot në Londër, Erdogan tha se Ankaraja do ta kundërshtojë planin e aleancës për mbrojtjen e vendeve të Baltikut nëse aleanca nuk i njeh si terroriste grupet që i lufton Turqia.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …