Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s po takohen në kuadër të samitit që shënon 70 vjetorin e themelimit të aleancës

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s po takohen në kuadër të samitit të 70 vjetorit të themelimit të aleancës

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s po takohen për të zhvilluar bisedimet zyrtare, në kuadër të samitit që shënon 70 vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake. Samiti dy-ditor deri më tani është nën hijen e një tensioni midis vendeve aleate. Pas takimit që pritet të zgjasë rreth tre orë, 29 udhëheqësit do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët duke nënvizuar angazhimin e tyre për në NATO-n, si dhe për të treguar se aleanca po i përshtatet kërcënimeve dhe sfidave të reja. Mikëpritësi i samitit, kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se vendet aleate nuk duhet të tremben asnjëherë nga diskutimi për realitetet e reja dhe kërcenimet emergjente. Fillimi i samitit u karakterizua nga mosmarrëveshjet midis aleatëve për çështje përfshirë operacionin ushtarak të Turqisë në Siri, si dhe komentet e muajit të kaluar nga kryetarii francez, Emmanuel Macron, i cili kishte deklaruar se NATO-s i ka “vdekur nga truri” dhe se angazhimi i SHBA-së për bllokun po venitet. Disa orë pasi arriti në Londër, kryetari amerikan Donald Trump tha se përshkrimi i Macronit për NATO-n është “shumë fyes” dhe se ai ishte treguar “shumë mosrespektues” në ato komente. Sidoqoftë, Trump u tregua më i butë ndaj liderit francez gjatë takimit të tyre të përbashkët më vonë gjatë ditës, duke thënë se Uashingtoni dhe Parisi ndajnë së bashku “përpjekje shumë të mira”, ndërsa theksoi se ekzistojnë disa “mosmarrëveshje të vogla” mbi tregtinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …