Në shënimin e 19-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” udhëheqja e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Udhëheqja e OVLUÇK-së, pas homazheve është pritur në kullën e Jasharëve nga Murat Jashari.
