“UDHËTIMI I GJATË DREJT NATËS” shfaqja më e mirë e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Nga 27 Gushti deri më 4 Shtator, 10 shfaqje teatrore nga teatro të gjeografisë shqiptare u shfaqën para publikut fantastik ferizajas, në kuadër të edicionit të 53-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Në këtë festival me trupat e tyre teatrore, morën pjesë Teatri “Adriana” me shfaqjen “Gënjeshtari”, Qendra Multimedia në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë me shfaqjen “Gadjo”, Teatri “Oda” me shfaqjen “Arbri”, Artpolis me shfaqjen “Sober”, Teatri “Hadi Shehu” nga Gjakova me shfaqjen “Antigonat”, Teatri Shqiptar për fëmijë dhe të rinj në Shkup me shfaqjen “Krokodili”, Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Udhëtimi i gjatë drejt natës”, Teatri i Prizrenit me shfaqjen “Tatuazhi i trëndafilit”, shfaqja “Kërkohet bashkëshort i ri” nga Suhareka dhe Integra me shfaqjen jashtë konkurrence “Unë jam vetë grua”, gjersa pas çdo shfaqje, organizatorët kishin përgatitur edhe ndejat muzikore me artistë të mirënjohur si Shpat Deda, Daff N’Dudes, Shpend Hysaj, Zwada, Nita Latifi, Edona Reshitaj, Erëza Çerkini, Mentor Haziri, La Fazani e ku poashtu pjesë e Festivalit ishin edhe debatet mbi tema të ndryshme të fushës së Teatrit. Mbrëmë, në natën finale u shpallën edhe çmimet e festivalit, ku drejtorja e Kulturës, Xhemile Shabani ndau çmimin e shfaqjes më të mirë dhe njëkohësisht mbylli edicionin e sivjemë të Festivalit.

NDARJA E SHPËRBLIMEVE

Shfaqja më e mirë

Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “UDHËTIMI I GJATË DREJT NATËS”

Regjia më e mirë

Ilir Bokshi me shfaqjen “GËNJESHTARI”

Aktorja më e mirë

Aurita Agushi me shfaqjen “TATUAZHI I TRËNDAFILIT”

Aktori më i mirë

Shkumbin Istrefi me shfaqjen “ARBRI”

Yll në ardhje

Zhaneta Xhemajli me shfaqjen “SOBER”

Çmimi Special

Butrint Pashta me shfaqjen “SOBER”

Aktorja më e mire ne rol dytësor

Arta Selimi me shfaqjen “UDHËTIMI I GJATË DREJT NATËS”

Aktori më i mirë në rol dytësor

Mumin Abdullahu me shfaqjen “KROKODILI”

Aktori më i mirë në rol Episodik

Arben Marevci “GËNJESHTARI”

Skenografia më e mirë

Bekim Korça me shfaqjen “GËNJESHTARI”

Kostumografia më e mirë

Njomza Luci me shfaqjen “GËNJESHTARI”

May be an image of 1 person, clarinet, violin, curtains and concert

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …