UEFA paralajmëron gjobë për Shqipërinë për shkak të parullës për Çamërinë

UEFA paralajmëron gjobë për Shqipërinë për shkak të parullës për Çamërinë

Ka mjaftuar një ankesë e diplomacisë greke që UEFA të nis menjëherë hetimet ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Sebep është bërë një parullë e cila është shpalosur gjatë ndeshjes së 11 qershorit në stadiumin e Lensit, ku po përballeshin Kombëtarja kuqezi me ekipin e Zvicrës. Në një afishe të shpalosur nga tifozët shqiptarë shkruhej se “Greqia është fajtore për gjenocidin në Çamëri”. Athina zyrtare ka reaguar menjëherë përmes një note zyrtare në UEFA, ku kërkoi edhe marrjen e masave disiplinore. UEFA në faqen e saj zyrtare në internet, ka bërë të ditur se në takimin e radhës do të shqyrtojë banerin e shpalosur nga tifozët shqiptarë që gjoja bie ndesh me artikullin 16 të Rregullores së Disiplinës si dhe hedhjen e fishekzjarrëve në fushën e lojës. Agresiviteti i diplomacisë greke sa herë që përmendet çështja çame sikur demanton të kundërtën e pretendimeve të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se marrëdhëniet shqiptaro-greke janë më të mira së kurrë më parë. Athina nuk po e ndryshon qëndrimin e saj mohues, edhe pse kryeministri shqiptar, Edi Rama i bëri një favor të madh kreut të diplomacisë greke sa ishte në vizitë në Tiranë, ku nuk e përmendi fare çështjen çame.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …