Gjatë qëndrimit në vendin tonë, miku i dëshmnuar i popullit shqiptar, William Walker deklaroi se Kosovës i duhen njerëz të rinj dhe që janë arsimuar të merren me politikë. Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-ambasadori i OSBE-së, në Kosovë gjatë luftës çlirimtare, William Walker theksoi se nuk përkrahë dhunën në protesta, por përkrah çdo protestë ku ka arsye për të protestuar. Ai shtoi më tutje se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizon takime të shpeshta me shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë dhe ata janë vazhdimisht të brengosur me sutuatën në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …