Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka drejtuar kritika ndaj buxhetit të Kosovës. Ai ka thënë se buxheti i miratuar do ta falimentojë Kosovën sikur Greqia vite më parë. Me këtë buxhet, Kosova ka hyrë në borxh publik 700 milionë euro, rrezikshmëria e Gjykatës së Arbitrazhit mund të shtojë Kosovës në një miliard e gjysmë borxhe dhe Kosova po merr rrugën e Greqisë drejt falimentimit. Ai theksoi më tutje se investimet nuk janë për 46 për qind rritje, por shpenzimet janë për paga, mëditje dhe transfere. Mandej nuk ka investime për qytetarët e Kosovës, pastaj ligji i veteranëve sepse 38 milionë euro janë të pamjaftueshme për veteranet sepse nuk janë as pensione ato që i marrin. Ne si deputetë jemi të Kosovës dhe nuk duhet të rrezikojmë, duhet t’iu tregojmë se ky buxhet nuk është në të mirë të tyre, dhe as në mbrojtje të shtetit. Ky buxhet nuk është në mirën e zgjedhjes së pensioneve të veteranëve, ka deklaruar në mes tjerash deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …