Ujësjellësi rajonal Prishtina ka bërë të ditur se cilësia e ujit të pijes është njëqind për qind i sigurt për konsum

Ujësjellësi rajonal Prishtina ka bërë të ditur se cilësia e ujit të pijes është njëqind për qind i sigurt për konsum

Ujësjellësi rajonal Prishtina ka bërë të ditur se cilësia e ujit të pijes është njëqind për qind i sigurt për konsum. Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar  me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën  A dhe C  në udhëzimin administrativ  për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu, thuhet në komunikatën për media. Numri i mostrave të ujit për pije  për analizën fiziko – kimike  në  gjashtë muajt e ardhshëm supozohet të jetë afro 6.850.

  “Me monitorim të shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do të bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet  nga fabrikat e ujit në Albanik ,Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese  Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan, Drenas dhe në Besianë ë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet”, thuhet më tej në komunikatë. Ujësjellësi rajonal Prishtina njofton se numri i mostrave të  ujit për pije për analizën fiziko-kimike  në  vitin 2019  planifikohet  të jetë afro 13.650 dhe se paralelisht me laboratorin e akredituar, analizat bëhen çdoherë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …