Motociklisët rusë, të ashtuquajturit, “Ujqit e natës” kanë filluar lëvizjet motorike në turneun e quajtur “Ballkani rus”. Turneu i tyre nuk do të pezullohet edhe pse autoritetet boshnjake kanë ndaluar hyrjen e liderit të “Ujqve të natës”, Alexander Zaldostanov, i quajtur “Kirurg” dhe kryetarit të degës serbe, Sasha Saviq, të cilët janë shpallur persona të rrezikshëm për sigurinë e Bosnjes dhe Herzegovinës. Sipas gazetës “Politika” të Beogradit, dy anëtarë të “Ujqve të Natës” arritën të hënën në Moskë, të shoqëruar nga priftërinjtë e Kishës Ortodokse Ruse dhe anëtarët e shumtë të këtij grupi nga Polonia, Sllovakia, Republika Çeke, Bullgaria dhe Maqedonia pritet të mbërrijnë në Beograd. Misioni i tyre në rrugëtim nëpër vendet sllave duhet të zgjasë deri më 28 mars. Ky farë misioni i organizuar mbi ideologjinë pushtuese pansllaviste në vendet e Ballkanit ka shkaktuar reagime kontradiktore në rajon, kryesisht për shkak të udhëheqësit të këtij grupi, Alexander Zaldostanov, i njohur për qëndrimet e tij ekskluzive, sllavofile. ( Al-Xhazira, RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …