Ushtari i batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ukë Lushi ka shkruar se organet për ruajtjen e paqes dhe rendit duhet të jenë më të kujdesshme në pjesën veriore të Kosovës. Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukë Lushi ka shkruar se “sipas disa shërbimeve të inteligjencës, Serbia dhe Putini janë duke përgatitur planin e një inkursioni në veri të Kosovës. NATO, KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe populli i Kosovës duhet të jenë gati”. Edhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se ka informacione se Serbia është duke mobilizuar rezervistët e saj në Serbi dhe Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme
Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …