Ukë Rugova

Ukë Rugova kontrabandonte njerëz në emër të familjes Rugova

Veprimtaria e dyshuar kriminale e Ukë Rugovës, djalit të ish-kryetarit të ndjerë Ibrahim Rugova, i ka sjellë atij fitime rreth 2 milion euro. Ai kishte ndërtuar një rrjet funksional që kontrabandonte viza ilegale në këmbim të shumave deri në 4 mijë euro. Aplikacionet për viza shoqëroheshin edhe me një letër-rekomandim të titulluar ‘Familja e Presidentit Rugova’. 556 persona, sipas hetimeve, duket se janë bërë pjesë e rrjetit të Ukë Rugovës dhe grupit të tij, për tu pajisur me viza në ambasadën italiane në Prishtinë. Rugova akuzohet se ka përfituar mbi 2 milionë euro nga zhvillimi i kësaj veprimtarie kriminale. Përfitimet kriminale të grupit të dyshuar prej 20 personash të drejtuar nga Ukë Rugova, janë nxjerrë prej një hetimi 30 mujor që ka rezultuar me ngritjen e një aktakuze që ka 18 pika. Në shumicën prej tyre, Ukë Rugova figuron si lider i grupit kriminal që është marrë me kontrabandimin e njerëzve për në vendet e Zonës Schengen. Ndër pikat e akuzës, është edhe një për posedim të paautorizuar të armëve. Dy revole dhe mbi 400 fishekë i ishin gjetur në rezidencën e dikurshme të ish-kryetarit Rugova që dikur promovonte pacifizmin. Ukë Rugova akuzohet nga prokurori i EULEX-it, Allen Casnick, se prej muajit maj 2011, deri në muajin shkurt 2014, ka krijuar, organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar dhe – ose drejtuar aktivitetet e një grupi të organizuar kriminal. Pjesë e këtij grupi akuzohet se është edhe ish-ministri, Astrit Haraqija. Në cilësinë e sekserit, ai akuzohet se ka siguruar të paktën 80 klientë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …