Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshje për çështjet kritike

Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshje për çështjet kritike

Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshje për çështjet kritike. Këtë e tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, i cili shpreson për një armëpushim nëse palët nuk tërhiqen nga përparimi i arritur deri më tani. Ankaraja ndërmjetësoi një takim mes ministrave të Jashtëm, Dmytro Kuleba, dhe Sergei Lavrov më herët gjatë muajit, por diskutimet nuk dhanë ndonjë rezultat konkret. Megjithatë, Çavusoglu tha për të përditshmen turke “Hurriyet” se ka pasur “afrim të pozicioneve të palëve për çështje të rëndësishme”. Ndërkaq, zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, pohoi për televizionin “Al Jazeera”, se Kievi dhe Moska kanë përafruar qëndrimet në katër çështje kyçe. Ai përmendi kërkesat ruse për Ukrainën që janë: heqja dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO, çmilitarizimi, atë që Rusia e ka quajtur “denazifikim”, dhe mbrojtjen e gjuhës ruse në Ukrainë. Kalin tha se një marrëveshje e përhershme armëpushimi mund të arrihet vetëm në një takim midis Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …