Ukraina është duke kërkuar ekuilibër dhe proporcionalitet në marrëdhëniet e bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën e Serbinë

Ukraina është duke kërkuar ekuilibër dhe proporcionalitet në marrëdhëniet e bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën e Serbinë

Ukraina është bërë pjesë e një thirrjeje për përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, duke kërkuar ekuilibër dhe proporcionalitet në marrëdhëniet e bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën e Serbinë dhe specifikisht qasje më të ashpër ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Për letrën dërguar diplomatëve të lartë të Perëndimit raportuan edhe në Kyiv. “Kosova është shtet sovran dhe demokraci funksionale”, thuhet në një letër të përbashkët të kryetarëve të komiteteve të politikës së jashtme të SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, e ku ka marrë pjesë edhe Ukraina. Aty ka nënshkruar kreu i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko. Një befasi kjo, pasi që Ukraina ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …