Autoritetet e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë se ka sulmuar qytetin e Bakhmutit me bomba me fosfor. Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se sulmi me fosfor ishte kryer në zonat e pa pushtuara të Bakhmutit, për të shkaktuar zjarre. Sipas forcave speciale ukrainase, synimi i ushtrisë ruse është shkatërrimi i këtij qyteti. Rusia është akuzuar se ka përdorur bomba me fosfor edhe në Mariupol dhe qytete të tjera përgjatë 15 muajve të luftës por Moska zyrtare nuk i ka pranuar kurrë këto akuza. Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zona civile konsiderohet si krim lufte. Ato krijojnë zjarre që përhapen me shpejtësi dhe është shumë të vështirë të shuhen. Fosfori i bardhë është një substancë e ngjashme me dyllin, që merr flakë sapo bie në kontakt me oksigjenin, duke shkaktuar zjarr dhe tym. Zjarri i krijuar arrin temperaturë deri në 800 gradë celsius dhe mund të shkaktojë dëme të rënda te njeriu.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …