Ukraina ka goditur me dronë një depo municionesh në Krime. Ky sulm ka shtyrë autoritetet ruse që të bëjnë evakuimin e banorëve nga vendi përreth shpërthimit. Zëri i Amerikës njofton se kreu i Krimesë i emëruar nga Kremlini, Sergey Aksyonov ka shkruar se nuk ka njoftim për viktima por se po bëhet evakuimi i civilëve brenda një rrezeje prej 5 kilometrash nga vendi i shpërthimit. Pesë ditë më parë një shpërthim i fuqishëm përfshiu urën kyçe që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, një territor ukrainas i aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Moska në vitin 2014. Ura e Kerçit, e cila kushtuar 3.6 miliardë dollarë është më e gjata në Evropë, 19 km e gjatë. Ajo konsiderohet nga Moska si thelbësore për operacionet ushtarake në Ukrainën jugore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …