Presidenti ukrainas, Volodjmyr Zelenskij, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Moskën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas të mbrojnë shtetin kundër sulmit rus, duke thënë se do ofrohen armë për t’iu bashkuar luftimeve. Në një adresim televiziv Zelenskyi u ka bërë thirrje rusëve “që nuk kanë humbur nderin” që të protestojnë kundër sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Ai iu ka drejtuar kombit se Ukraina ka përjetuar “humbje serioze” nga sulmet ruse dhe ka bërë thirrje për dhurues të gjakut. Një këshilltar i Zelenskyit ka thënë se rreth 40 ukrainas janë vrarë në orët e para të sulmit. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ushtria e shtetit është duke luftuar kundër rusëve dhe ka bërë thirrje për ndihmë për mbrojtje edhe shteteve të Perëndimit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …