leoni

Ukraina pretendon se gjatë 24 orëve të fundit, ushtria e saj ka vrarë shumë ushtar rus në luftën për Bahmutin

Ukraina ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ushtria e saj ka vrarë mbi një mijë ushtar rus në luftën për Bahmutin. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar sot se rusët kanë humbur 1 mijë e 90 ushtarë dhe tetë tanke në 24 orët e fundit, në përpjekjet e tyre për ta pushtuar qytetin e Bahmutit. Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskiy, tha se mbrojtja kokëfortë e Bahmutit “është e nevojshme për të blerë kohë, për të ndërtuar rezerva, dhe për të nisur një kundërofensivë, e cila nuk është larg”. Kohë më parë, edhe një raport i inteligjencës britanike dhe analistë të tjerë perëndimorë kanë pretenduar se pala ruse ka humbur shumë trupa, teksa synon rrethimin dhe pushtimin e Bahmutit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …