Ukraina ka njoftuar se ka realizuar me sukses një sulm mbi një rafineri të naftës në një zonë ushtarake ruse. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se ka goditur rafinerinë e naftës në qytetin Rovenky në rajonin e Luhanskut. “Në këtë bazë ushtarake gjendeshin rafineri dhe produkte të shumta të derivateve, që përdoreshin për furnizimin dhe nevojat e armatës të Federatës Ruse. Kjo rafineri është goditur edhe më herët nga armët ukrainase. Betejat po vazhdojnë për të minuar potencialin ushtarak-ekonomik të Rusisë”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …