Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga njoftimet për transferim të mundshëm të raketave balistike iraniane në Rusi. Në deklaratën për medie thuhet se thellimi i bashkëpunimit ushtarak midis Teheranit dhe Moskës përbënte kërcënim për Ukrainën, Evropën dhe Lindjen e Mesme. Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë trysninë ndaj Iranit dhe Rusisë. Ndërkohë, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett ka deklaruar se “çdo transferim i raketave balistike iraniane në Rusi do të përbënte një përshkallëzim dramatik të mbështetjes së Iranit për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …