Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka shtyrë të gjitha takimet e planifikuara jashtë vendit, një shenjë që tregon për vështirësitë me të cilat po përballen forcat ukrainase kundër avancimit të Rusisë në rajonin verilindor të Harkovit. Zelensky ishte paraparë që në ditët në vijim të vizitonte Spanjën dhe Portugalinë dhe më 17 maj në Madrid ishte paraparë që të nënshkruante një marrëveshje dypalëshe të sigurisë me kryeministrin spanjoll, Pedro Sançez. Ai ka udhëzuar që të gjitha ngjarjet ndërkombëtare ku ishte paraparë të merrte pjesë në ditët në vijim, të shtyhen për data të tjera. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për mirëkuptimin”, tha zëdhënësi i tij, Nikoforov. Ukraina nuk ka dhënë asnjë arsye specifike për shtyrjen e takimeve. Zelensky më 15 maj mbajti një takim me komandantët e tij, përfshirë edhe me komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Aleksander Sirskij. Në takim është diskutuar situata në rajonin e Harkovit. “Forca shtesë rezervë po dislokohen në këtë zonë”, shkroi Nikiforov.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …