Ukraina nuk bën kompromis me integritetin territorial por mund të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO

Ukraina mund të heqë dorë nga aplikimi për t’u bashkuar me Aleancën Veriatlantike për të shmangur luftën me Rusinë

Ukraina mund të heqë dorë nga aplikimi për t’u bashkuar me NATO-n për të shmangur luftën me Rusinë, citohet të  ketë thënë ambasadori ukrainas në Britani të Madhe, Vadim Pristaiko. Sipas Agjencisë së Lajmeve, Reuters, ambasadori Pristaiko i tha  medieve se Ukraina ishte e gatshme për  “fleksibilitet” lidhur me qëllimin e saj për t’u bashkuar me Aleancën ushtarake Veriatlantike, një lëvizje që kryetari i Rusisë, Vladimir Putin po e trajton si  një shkas për luftë. “Ne mund të kërcënohemi, veçanërisht të shantazhohemi nga kjo dhe të shtyhemi në atë drejtim”, u citua të thoshte Pristaiko. Në pyetjen nëse Ukraina mund të ndryshonte pozicionin e saj për anëtarësimin në NATO, ai tha se Ukraina edhe kështu nuk është anëtare e NATO-s, por ka një premtim që nga viti 2008 se do t’i jepet mundësia për t’u anëtarësuar, një hap që do ta çonte aleancën e udhëhequr nga Amerika në kufirin e Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …