Ukraina shpalli gjendje lufte, pas kapjes së tri anijeve të saj detare dhe 23 pjesëtarëve të ekuipazhit nga Rusia

Ukraina shpalli gjendje lufte, pas kapjes së tri anijeve të saj detare dhe 23 pjesëtarëve të ekuipazhit nga Rusia

Ukraina shpalli gjendje lufte, pas kapjes së tri anijeve të saj detare dhe 23 pjesëtarëve të ekuipazhit, të dielën nga Rusia. Pas debateve të nxehta, ligjvënësit e mbështetën kërkesën e presidentit Petro Poroshenko për të sjellë në fuqi ligjin ushtarak, që do të zgjasë 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori. Autoritetet tani mund t’i kufizojnë tubimet publike dhe të sistemojnë mediat. Përplasja detare e së dielës ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë – gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Anijet e rojes bregdetare ruse hapën zjarr, përpara se forcat e saj speciale t’i sulmonin anijet e Ukrainës. Ndërmjet tre dhe gjashtë ukrainas u plagosën. Ukraina tha se ky veprim ishte një “akt i agresionit” rus. Moska tha se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …