Ulja e shtesave për pensionistë dhe familjet në asistencë sociale është kritikuar nga deputeti i PDK-së Elmi Reçica, sipas të cilit një gjë e tillë është duke ndodhur në kohën kur kanë shënuar rritje çmimet e produkteve ushqimore dhe kosto e lartë e trajtimit me virus. Deputeti Reçica në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se në kohën kur çmimi për vaj është rritur deri 60 për qind, trajtimi i pacientëve me virus kushton deri në tre mijë euro, është tallje me kategoritë sociale dhe pensioneve të ulen shtesat. “A jeni të vetëdijshëm që muajve të fundit ka ngritje të çmimeve në treg për vajin sipas disa vlerësimeve deri 60 për qind si dhe të artikujve të tjerë kryesorë ushqimorë. Ka ngritje të çmimeve të derivateve apo s’ka? A jeni të vetëdijshëm që këto shtesa për familjet në asistencë sociale dhe pensionale do të thonë asgjë kur kemi parasysh ngritjen e çmimeve në treg, ka thënë deputeti Elmi Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …