Dogana e Kosovës inkason 819 milionë euro ose mbi 30 përqind më shumë se në vitin 2020

Ulje e ndjeshme e inkasimit në doganat e Kosovës

Nga analizimi i të dhënave nga doganat e Kosovës mësohet se krahasuar me vitin paraprak, gjatë tre mujorit të këtij viti ka rënie të ndjeshme të inkasimit. Përderisa gjatë muajve janar, shkurt, mars të vitit 2019 janë inkasuar 295 milion euro, për të njëjtën periudhë kohore, gjatë këtij viti janë arkëtuar 272 milion euro, pra 23 milion euro më pak. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka deklaruar se kjo ulje e të hyrave doganore nuk është vetëm për shkak të koronavirusit por edhe të uljes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare ka ndikuar direkt në ulje të hyrave. Ai ka shtuar më tutje se ulje nga pandemia patën edhe porositë online. Në dy javët e para pandemia ndikoi me ulje prej 30 për qind, ndërsa gjatë vazhdimit të pandemisë kjo ulje shkoi deri në 50 për qind numri i porosive. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka shtuar më tutje se kjo rënie duhet të jetë vetëm momentale për shkak se presim që me normalizimin e situatës edhe ekonomia të funksionojë, dhe kur funksionon ekonomia, ne besojmë se do të rikthehemi në parametrat normal të të hyrave.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …