Ulrike Lunacek

Ulrike Lunaçek: Nuk ka as do të ketë liberalizim të vizave pa marrëveshjen e demarkacionit

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka mbajtur një konferencë për medie në Prishtinë, me ç’rast ka kërkuar nga institucionet e që t’i përmbushin kriteret për liberalizimin e vizave. “Mesazhi im është se duhet lëvizur drejt plotësimit të kushteve. Ju lutemi bëni çfarë duhet të bëni për të kryer këtë proces, për të përmbushur zotimet që keni dhënë dhe marrëveshjet që keni nënshkruar”, ka thënë Lunaçek e cila po qëndron në Kosovë pas publikimit të Raportit të Progresit. Ajo ka thënë së BE-ja nuk do që të përsëritet problemi si i Kroacisë dhe Sllovenisë për vijën kufitare. “Nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit nuk do të thotë 100 për qind se do të liberalizohen vizat, por nëse marrëveshja nuk ratifikohet do të thotë 100 për qind se nuk do të ketë liberalizim”, ka thënë Lunaçek, duke shtuar se Kosova duhet bërë shumë punë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …