leoni

Ukraine

Umerov: Mos arritja me kohë e armatimit nga perëndimi, ukrainasve po ju kushton me jetë

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov ka thënë se mos arritja me kohë e armatimit nga perëndimi, ukrainasve po ju kushton me jetë. Gjatë intervistës për CNN, ai ka theksuar se gjysma e të gjitha ndihmave ushtarake të destinuara për Kievin arrijnë në vendin e tij me vonesë, duke i kushtuar Kievit me jetë njerëzish në fushëbetejë. Nëse pajisjet e alokuara nuk arrijnë në kohë, ne humbin personel ushtarak, territor. Kjo është luftë, ku forcat aleate duhet të sigurohen që dërgesat të arrijnë në kohë” ka theksuar mes tjerash, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Duke folur për mungesën e armëve dhe municioneve, ministri ukrainas i Industrisë, Oleksandr Kamyshin tha se industria mbrojtëse e vendit të tij ka trefishuar kapacitetet prodhuese gjatë vitit të kaluar. Ai ka shtuar më tutje se Ukraina ka nevojë për më shumë municione sesa që mund t’i prodhojë në fabrikat e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …