UN-Habitat prezantoi planin e punës të hartës zonale në Komunën e Skenderajt

Përfaqësues të UN-Habitat, në sallën e kuvendit komunal në Skenderaj prezantuan planin e punës të hartës zonale, gjatë prezantimit morën pjesë, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari, Nuredin Lushtaku, Kryesuesja, Fatbardha Haliti, si dhe Drejtorët Komunal. Takimi u organizua nga “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës” implementuar nga UN-Habitat, PAX/CBM dhe financuar nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim Ndërkombëtar” (SIDA). Ky aktivitetet është vazhdimësi e punës së përbashkët përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të UN-Habitat-it dhe komunës Skenderajt, ku gjatë fazës fillestare (vlerësimit bazë) janë vlerësuar kapacitetet komunale dhe ato të shoqërisë civile në fushën e planifikimit hapësinor si dhe janë identifikuar prioritetet kryesore të komunës. Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me programin e UN-Habitat-it, përkrahjen e cila do t’i ofrohet komunës së Skenderajt gjatë tri viteve të ardhshme si dhe kontributi që pritet nga të gjitha drejtoritë gjatë këtij bashkëpunimi të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …