bb

UNDP dhe Ambasada Gjermane nënshkruajnë marrëveshje për të mbështetur sektorin e sigurisë në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë do të nënshkruajnë një marrëveshje për të mbështetur sektorin e sigurisë në Kosovë. Iniciativa e re, e cila do të jetë pjesë e Projektit të Sigurisë së Kosovës, synon të mbështesë institucionet e Kosovës në kontrollimin e posedimit dhe qarkullimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe përmirësimin e hetimin të krimeve me armë. Ambasadori gjerman, Christian Heldt dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, njëkohësisht Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Ulrika Richardson, do të nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë të përgjithshme prej më shumë se 130 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …