UNDP-ja dhe BE-ja anulojnë projektin për restaurimin e shtëpisë së kolaboracionistit nazist, Xhafer Deva

UNDP-ja dhe BE-ja anulojnë projektin për restaurimin e shtëpisë së kolaboracionistit nazist, Xhafer Deva

Projekti i njoftuar më 2 shkurt të këtij viti nga MKRS-ja për renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës, është anuluar. Vendimi u bë i ditur përmes një njoftimi të përbashkët nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë dhe Bashkimi Evropian, ku u tha se dy palët “kanë dëgjuar nga afër shqetësimet pas njoftimit për restaurimin e një vendi të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë të lidhur me pronarin e mëparshëm Xhafer Deva, e kaluara e të cilit si bashkëpunëtor i nazistëve është komentuar shumë gjatë ditëve të fundit. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të pambrojturit, të promovojmë të drejtat themelore të njeriut dhe të mbështesim lirinë, dinjitetin dhe të luftojmë dezinformimin”, u tha më tej në këtë njoftim. Si rrjedhojë, UNDP-ja së bashku me BE-në, kanë pezulluar punën në vend. Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë mundësinë për të përdorur polemikën aktuale si një mundësi në kohë për të adresuar hapur të kaluarën përmes diskutimeve dhe konsultimeve të hapura me të gjitha komunitetet përkatëse, thuhet mes tjerash, në njoftimin e UNPD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …