leoni

UNDP-ja e gatshme për ta mbështetur mëtutjeshme Qeverinë e kosovës në realizimin e projekteve të përbashkëta

UNDP-ja e gatshme për ta mbështetur mëtutjeshme Qeverinë e kosovës në realizimin e projekteve të përbashkëta

Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në avancimin e agjendës së reformave evropiane dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, që do të ndikojnë në uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies sociale për qytetarët. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me zëvendësen e përfaqësuesit të përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Alessandra Roccassalvo, të cilën e falënderoi për përkrahjen që UNDP-ja i ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën përmes projekteve të saj.

Ndërsa Roccassalvo, vlerësoi punën e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit, për ndërtimin e paqes dhe të një qeverisje demokratike në Kosovë. Ajo shprehu gatishmërinë e UNDP-së për të ofruar mbështetje të mëtutjeshme për qeverinë në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …